Kalo te përmbajtja
Shop Të gjataMini & midiTë zezaNë TV
SQENFR

Privatësia

Përditësuar më 4 tetor 2026

Kjo faqe shpjegon cilat të dhëna mbledh dyqani online i Dresses by Greta, pse, dhe çfarë mund të kërkosh për to.

Kush jemi

Dresses by Greta, dyqan fustanesh në Rruga Andon Zako Çajupi, pas LSI, Tiranë. Për çdo pyetje mbi të dhënat e tua, na shkruaj në Instagram, @dressesbygreta.

Çfarë mbledhim kur porosit

Emrin dhe mbiemrin, numrin e telefonit, email-in nëse e shkruan, qytetin, adresën dhe shënimet për dërgesën, fustanet që zgjedh dhe mënyrën e pagesës.

I përdorim vetëm për ta konfirmuar porosinë me telefon, për ta dërguar dhe për të mbajtur shënim të shitjeve të dyqanit.

Kur kërkon një fustan me qera ose një masë që mungon

Për qira: emrin, telefonin, datën e eventit, masën dhe shënimin nëse e shkruan. Për njoftimin kur kthehet një masë: telefonin dhe masën.

I përdorim vetëm për t’iu përgjigjur kërkesës, me telefon ose në WhatsApp. Kur e konfirmojmë një qira, te fustani shfaqet vetëm data dhe masa e zënë, pa emër.

Kush i sheh

Greta dhe kush punon në dyqan. Kush e dërgon porosinë merr emrin, telefonin dhe adresën.

Njoftimi për një porosi të re vjen në telefonin e dyqanit përmes Telegram-it, me emrin, telefonin, qytetin dhe fustanet. Po ashtu vijnë kërkesat për qira dhe për njoftim.

Faqja dhe të dhënat ruhen te Cloudflare, kompania që e mban faqen në internet; porositë ruhen në Europën Perëndimore. Nuk i shesim dhe nuk ia japim askujt tjetër.

Sa kohë i mbajmë

Porositë mbeten si shënim i shitjeve të dyqanit. Nëse do që të dhënat e tua të fshihen, na shkruaj: i fshijmë kur ligji nuk na detyron t’i mbajmë.

Kërkesat fshihen vetë: ato për qira gjashtë muaj pas datës së eventit; ato për njoftim një muaj pasi të kemi njoftuar, dhe në çdo rast gjashtë muaj pasi i ke dërguar.

Për të ndalur abuzimet, faqja numëron për një orë sa porosi, kërkesa ose pyetje dërgohen nga e njëjta adresë interneti (IP). Ky numër fshihet pas një dite.

Cookies dhe kujtesa e pajisjes

Faqja nuk përdor cookies për reklama apo për të ndjekur vizitorët.

Çanta ruhet vetëm në pajisjen tënde, në kujtesën e shfletuesit, që ta gjesh kur kthehesh. Po aty ruhen edhe zgjedhja «Ndalo animacionet» dhe ora kur u shfaq hyrja me logon, që të mos përsëritet brenda 12 orëve. Hyrja e stafit në admin përdor një cookie që i shërben vetëm hyrjes.

Po ashtu ruhen vetëm në pajisjen tënde masat e tua («Gjej masën»), data e eventit dhe fustanet që ruan («Të ruajtura»). Data i dërgohet faqes vetëm për të parë cilët fustane janë të zënë atë ditë; nuk ruhet dhe nuk lidhet me asgjë tjetër. Lista e ruajtur del nga pajisja vetëm kur e dërgon vetë si lidhje.

Numërimi i vizitave

Dyqani numëron vetë sa herë hapen faqet dhe nga vijnë vizitorët (për shembull nga Instagrami ose nga Google), pa cookies, pa ruajtur adresën IP dhe pa asgjë që të identifikon. Prandaj nuk të kërkojmë leje për cookies.

Lidhjet jashtë faqes

Instagrami, WhatsApp-i dhe Google Maps kanë rregullat e tyre të privatësisë kur i hap.

Të drejtat e tua

Mund të kërkosh të shohësh, të ndreqësh ose të fshish të dhënat e tua. Na shkruaj në Instagram dhe të përgjigjemi.

Kushtet e shitjes

Dyqani

Rruga Andon Zako Çajupi, pas LSI, Tiranë Hap në Google Maps EnglishFrançais

Ndihmë

Pyet në Instagram Rregullat e qirasë Ndiq @dressesbygreta Kushtet e shitjes Privatësia

Fustanet

Shop Të gjataMini & midiTë zezaNë TV 3436384042

Sipas rastit

Fustane mbrëmjejeFustane matureFustane për dasmaFustane koktejFustane me qera

Elegance that endures

Dresses by Greta, Tiranë 26,2 mijë ndjekës Kjo faqe nuk përdor cookies për reklama. Çanta ruhet vetëm në këtë pajisje.